Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsultim rreth parametrave te bebit

Peshendetja dr. mimoza. ju faleminderit per pergjigjet qe mi jepni gjithmon, dhe per at desha te konsultohem serish me ju. jam ne javen e 30+4 te shtatzenis. mjekja me ka konstatuar shtatzeni te rrezikuar ngase ne miter kam lakune. desha te ju pyes rreth parametrave te bebit pasiqe heren e fundit kur isha per eko mjekja me tha qe ka nje dyshim pasi qe iu ankova se kam dhimbje ne pjesen e siperme te barkut dhe kur me paraqiten ato dhimbje me vje te vjell. ajo me dha te bej urgjentisht kontroll gjaku per d-dimer dhe hemostaze dhe cdo 10 dit me ka rekomanduar te shkoj per eko pasi qe lakunet vazhdimisht po riten. do te doja sipas jush te shihni krahasimet e dy ekove te fundit. e para eshte kur isha ne javen e 28+4: bpd-68mm, hc-259mm,ac-229mm,fl-50mm,sa+,opv-mjaftueshem, ri a.umbilicialis 0,70, placenta-muri perparshem,konzistim hetrogjen me me teper lakune, me madhesi d-30mm. cervix 25mm. ndersa e dyta eshte ne javen e 30: bpd-70mm, hc-284mm, ac-269mm,fl-62mm, efw-1755 gr, opv- mjaftueshem, placenta- lakune d-32mm, ri a.umbilicialis- 0,66, cl- 28mm. te theksoj se kam mare 10 amp. clexane 40 mg dhe tab,utrogestan 400 mg.

Lindita Beqa Bekteshi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lindita

Parametrat e zhvillimit fetal, në ekon e parë janë pak më të vogla se norma dhe në ekon e dytë vihet re rritje fetale normale, duke u krahasuar me ekon e parë duke dhënë përshtypjen se bebi nuk paraqet problem në rritjen e tij.

Analizat që mjekja ka kërkuar ne lidhje me koagulimin e gjakut, shërbejnë për të vlerësuar se sa duhet të vazhdohet trajtimi me clexane i cili mund të ketë ndikim edhe në zmadhimin e lakunave placentare. Prandaj të këshillon që të ndjekësh porositë e mjekes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti