Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam shtatzene?

Doktoresha ciklin e fundit e kam pasur me 21 janar. Ciklin e kam cdo 32 dit. Po sot data 24 dhe akoma nuk me ka ardhur cikli. Nuk kam asnje shenje shtatzanie per momwntin por gjithsesi u friksova se kam nje beb 4 muaj e gjysem dhe esht shum heret. Theksoj qe ne ditet e ovulimit kam ber shum kujdes dhe bebin e ushqej vetem me qumesht gjiri . A ka mundsi te jem shtatzan? Ketu ne tirane ka nga ato kokrrat per mbrojtje urgjente qe pihen pasi te kesh kryer mardhenie??

Vesa Besa (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vesa

Për të vërtetuar nëse shtatzënia ka filluar ose jo, duhet të bësh një test shtatzënie ose beta hCG. Kontaceptiv emergjence ka në tregun farmaceutik, por efekti i tyre është kur konsumohen brënda 72 orëve nga marrëdhënia e pa mbrojtur seksuale.

Nëse e sheh të arsyeshme, më kontakto për të të rekomanduar një kontraceptiv që eviton shtatzëninë e padëshiruar tek nënat gjidhënëse.

SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë, nga e hëna deri të premtem, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, me numër kontakti 0692933965.

Gjithë të mirat.

/komuniteti