Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ibuprofenit ne shtatzeni

Pershendetje doktoreshe! Jam ne javen e 18 te shtatezanise dhe ka tre dite qe me kapi gripi me temperature afersisht 39, gryke hunde e kolle, paracetamoli nuk ma ulte temperaturen as nje vije duke pas merak se kjo temperature mund te ndikoj te femija fillova augumentin 3x ne dite 3 dite dhe ibuprofen kur temp me shkonte te 38 e siper, doja tju pyesja per siguri a rekomandohet ibuprofeni ne tremujorshin e dyte se mesa kam lexuar nuk lejohet ne tremujorshin e trete? a ka probabilitet te larte te kete dhene efekt anesor te femija? ju falenderoj shume per kohen qe na kushtoni

Klodi Binaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Të rekomandoj që ibuprofenin të mos e përdorësh dhe në vend të tij të përdorësh paracetamol ose preparate që përbajnë paracetamol. Përdorimi i atibiotikut nuk është i kundëindikuar për moshën e shtatzënisë. Trajtimi me augumentin duhet të vazhdohet 7 ose deri 10-të ditë.

Të rekomandoj të përdorësh çajra dhe lëngje deri në 2.5 litra në ditë. Qëndro në ambjente të ajrosura dhe në momentet e temperaturës së lartë mund të bësh dush me ujë të vakët.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti