Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrahjet e shpeshta të zemrës gjatë shtatzënisë

E nderuar gjinekologe edhe mua me ka ndodhur 2 here mos zhvillimi i femijes. Rrahjet e zemres i kam pas shume te shpeshta, femija i 1 deri ne 3 maj ndersa i dyti deri ne 1 muaj si ka mundesi qe rrahjet ti kem te shpeshta ku analizat gjinekologjike me kane dale te gjitha mire? A ka mundesi qe zemra ta pengoje zhvillimin e femijes? Te lutem pres nje pergjigje faleminderit.

Rea (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rea

Përpara se të konceptosh një shtatzëni të re, të këshilloj të bësh një këshillim me mjekun kardiolog, i cili domosdoshmërisht duhet të vlerësoj gjendjen funksionale të aparatit tënd kardio-vaskular. Në kombinim edhe me mjekun gjinekolog, shtatzënia duhet të ndiqet shumë rigorozisht.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti