Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Thartirat dhe te vjellat ne muajin e 23te

Pershendetje znj. Dokorreshe, jam Njomza ne muajin e 23te te shtatzanise, kam shumme thartire dhe te vjella sa qe as buk nuk mundem te ha vetem kos, poashtu as hapat kunder te vjellave nuk me bene asgje.. qka me rekomandoni ju? Pune te pa lodhshme, Njomza!

Xoxa Leli (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Të këshilloj; - të ulësh konsumin e drithrave, - të përdorësh përditë zarzavate dhe jeshillëqe, - përdor vaj ulliri për gatim, - të hash pak dhe shpesh dhe jo vakte të plota/të rënda, - të evitosh nga dieta ushqimore, karamelet, marmalatat, pijet e ndryshme me ngjyrë dhe sheqer, biskotat, çokollatat dhe kafenë, - evito ushqimet pikante, - vezët mos i përdor të pazjerra, - mos përdor djathra të butë etj.

Në mëngjes të mos ngrihesh menjëherë nga krevati, por të qëndrosh së paku 10-të minuta anash majtas. Mund të përdorësh edhe medikamente si benexol (kompleks i vitaminave B, mungesa e të cilit mund të jetë një nga shkakqet e mundshme që sjell të vjellat).

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti