Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Analiza e kardiolipinave

Mirembrema doktoreshe ju me keni kthyer nje pergjigjje me keni thene qe ta bej ket analize un ende nuk e kam ba se kam shku te nje gjinekolog e me ka thene qe kishe un paskam nje perde te vogel ne miter e gjinekologija tjeter um ka than qe mitren e kam mire mund te mbes shtatzan tash jam ne halle sdi as kujt ti drejtohem e as qfar te beje un kam ciklin e rregullt pa dhimbje kam pasur 2aborte shtatzani pa fryt e kisha pas deshire mem shkru pak per kete analizen e juaj qe ma keni shkru qfar analize eshte edhe mem tregu qfar te beje se ky gjinekologu qe me kan than e ki perden um ka than qe duhet qe beje nje lloj operacioni me kamer apo si i thuani ju ne gjinekologji e kisha pas qef me dite nje pergjigjje nga ju falemnderit shume per keshillat e e per qdo gje qe na shkruani naten e mire ju pershendes

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Avni

Analiza e kardiolipinave, tregon që shkaku i aborteve mund të jenë bllokimi i vazave të vogla të placentës gjë e cila bën që bebi të ushqehet më me pak gjak dhe të ndalojë të jetuari. Trajtimi me anti koagulantë që në fillim të shtatzënisë e eliminon këtë si shkak të mundshëm për abort.

Nëse mjeku ka rekomanduar të heqësh murin ndarës së mitrës nëpërmjet histeroskopisë kirurgjikale, të rekomandoj që këtë intervent ta kryhesh pasi edhe anomalitë e mitrës mund të jenë një shkak për abort.

Gjithë të mirat.

/komuniteti