Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare ndikimi ka kolla ne shtatzeni?

Jam ne javen e 9 te shtatzanise dhe kur me vjen per te vjelle nuk nxjerr gje por vetem me ze nje kolle e forte sikur me dalin zorret dhe me dhemb nje cope vend ne fund te barkut por per nga e djathta dhe oreksi me ka ikur vetem e kam gojen e hidhur cfare te bej ju lutem doktor??

(12 vite më parë)

Prof. Dr Sejdullah Hoxha - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Prof. Dr Sejdullah Hoxha

Përshëndetje Milena,

Neveria gjatë shtatzënisë, në shumicën e rasteve gjatë tremujorit të parë është gjendje normale, dhe nuk ka vend për bregosje. Ju tani vetëm duhet të merrni vitaminat dhe mineralet e udhëzuara nga mjeku juaj.

Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Ai duhet të merret 400 mikrogram një herë në ditë, deri në javën e 12 të shtatzënisë. Pas kësaj jave nuk ka efekt.

Të rekomandoj të lexosh artikullin e mëposhtëm, për t`u informuar më shumë rreth kësaj:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/neveria-e-mengjesit-gjate-shtatzanise?like=true

Të uroj një shtatzëni të mbarë, gjithë të mirat.

/komuniteti