Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e barkut gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam perafersisht ne javen e 22 te shtatzenise, deri me tani nuk kam pasur probleme dicka serioze mirepo prej dje me eshte shfaq nje dhimbje si ka ana e majte e barkut, s`pom len as me ndejt shtrire as ulur, as me ec, as hic po vazhdimisht me dhemn, a eshte dicka normale se jam brengos shume? Flm shume per pergjigjet tuaja, te pershendes.

Mimoza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza

Nëse dhëmbja është e fortë dhe e vazhdueshme, pa tjetër drejtohu tek një mjek gjinekolog për të bërë ekzaminimet e nevoshme për të eliminuar rrezikun e abortit të padëshiruar. Të rekomandoj që të bësh kulturë të urinës dhe të sekrecioneve vaginale dhe mbi rezultatin e analizave duhet të vlerësohet gjendja. Edhe pse ke dhëmbje në anën e mjatë, qëndrimi në pozicionin shtrirë anash majtas, do ta lehtësonte situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti