Testi për të kuptuar a jam shtatzënë apo jo?
Beta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Beta
Testi shtatzënisë në shtëpi, është test që bazohet në evidentimin e hormoneve të gonadotropinave korionike që gjenden në urinë. Zakonisht, testi bëhet një javë pas vonesës menstruale. Testi i gjakut, evidenton nivelin e hormoneve të gonadotropinëve korionike në plazmën e gjakut. Zakonisht, testi bëhet në javën përpara pritshmërisë së menstruacioneve të rradhës.
Nëqoftëse paraqet vonesë menstruale dhe testet e shtatzënisë si të urinës ashtu edhe të gjakut, nuk tregojnë për praninë e saj, atëherë kontakto mjekun gjinekolog për të bërë ekzaminime të nevojshme për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual.
Gjithë të mirat dhe të uroj fat.
Pershendetje doktoreshe, kisha nje pyetje, une para 4 diteve e kam bere testin dhe me doli negativ, por diten e njejte kam qene ne laborator dhe e kam bere testin e shtatzenise, me ane te gjakut prej veenave por rezultati ka qene 2.0. Por mua ende nuk me kane ardhe menstruacionet, une i kam 15 mm, sa duhet qe nje grua te kete mm qe te ngelet shtatzene? Si eshte rezultati me i mire nepermjet testit ose gjakut per te kuptuar qe jam shtatzene ose jo? Flm per mirekuptim.