Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja ne javen e 36

Jam ne javen e 36 dhe desha te pyes a eshte rrezik per foshnjen edhe nese lind tani edhe pse njeher nuk kam dhimbje dhe ndihem mire?

Sumeja Aliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sumeja

Me sa shkruan, nuk ka arsye që të mendosh për të lindur në javën e 36-të të shtatzënisë. Sa më afër termit të lindë fëmija aq më mirë është për shëndetin e tij. Në mjeksi, lindja pas javës së 37-të konsiderohet si lindje normale. Lindjet para javë së 37-të konsiderohen si lindje parakohe dhe është e kuptueshme që fëmija në një mënyrë apo tjetër edhe mundet të paraqesë probleme shëndetsore.

Të uroj të lindësh në term një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti