Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa muaj i ka shtatzenia ime?

Pershendetje dr:Mimoza jam shtatzene dhe kam deshire te di saktesisht sa muaj ka shtatzania ime. Dita e pare e ciklit te fundit eshte 07.08.2013. Po ashtu nje gje me shqeteson: Mjekja me ka thene qe me eshte zvogeluar qafa e mitres a paraqet problem kjo per shtatzanine,a shkakton lindje para kohe dhe a mundeni me gjete arsyen pse ka ardhur deri te kjo. Un para dy viteve kam pas lindje parakohe ne javen e 22-te dhe beba me ka jetu 62 ore. A ka mundesi te me ndodh e njejta prap. Ma beni hallall per kohen Shkurta.

Shkurta Surkishi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurta

Sipas asaj që ke shkruajtur, sot apo nesër shtatzënia futet në javën e 27-të të saj. Mundësia për të patur lindje parakohe tek gratë që kanë patur një lindje parakohe të mëparshme, është rreth 30 herë më e madhe se tek gratë që kanë patur shtatzëni në term. Shkurtimi i qafës së mitrës i matur me ekografi, tregon që rreziku ekziston. Rregjimi i shtratit, trajtimi me tokolitikë dhe ndjekja e kujdeshme e shtatzënisë, mund të bëjë që shtatzënia të shkojë deri në term.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti