Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ciklit

Përshëndetje doktoresh mimoza,un ciklin e kam pas 28 janar kam perdor stimulus clomid cikli prite të me vie edhe dy dit.Para se të pys deshta të tregoj se ditën e 14 kam qen të dr dhe kam bër ekzaminimin e folekulit qelizat vez kishi shperthyer 3 qeliza vez. Doktoresh un deshta tju pys se qfar të përdori per memi rregulluar ciklin nese vjen se që 3 muaj po me zgjatin 35 dit e para ketyre muajve gjithmon i kam pas 26-28 dit.Doktoresh mos mu kan qrekulluar prej clomidit. Se nese me vijn cikli kysmet kët muaj nuk do të përdori asgjë perveq barna per rregullimin e ciklit nese ësht nevoj a jam lodh që 7 vite me shkoj jeta të mjeket me barna jam lodh ishalla zoti me ndihmo se që 10 vjet martes s'kam fmij. Doktoresh me fal që e zgjata por e kuptove ndoshta se qka kërkova nga ju? Ju uroj dit të palodhshme Gjitha të mirat .......

Sabina Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sabina

Clomid, nuk e çrregullon ciklin menstrual e për të tepër ta zgjasë atë. Cikli i gjatë deri në 35-së ditë, konsiderohet normal. Meqë ke kaq shumë vite dhe shtatzënia nuk po realizohet, të këshilloj që t’i drejtohesh metodave të tjera të koncepsionit siç është IVF.

Gjithë të mirat.

/komuniteti