Shenjat e shtatzenise
Adre Tirane
(12 vite më parë)
Përshëndetje Rea
Nuk është e vërtetë se sa më shumë shenja të këtë gruaja shtatzënë, aq më mirë shkon apo është shtatzënia. Shumë gra kanë nga një deri në shumë shenja, ashtu siç ka dhe shumë gratë të tjera që e kalojnë shtatzëninë pa anjë shenjë dhe në të dy rastet ecuria e shtatzënisë është shumë e mirë.
Pas konstatimit të shtatzënisë, që në javën e pestë, është mirë që të bëhet një vizitë tek mjeku për të vlerësuar implantimin e vezës si dhe marrë këshillat e nevojshme për të patur një ecuri normale të shtatzënisë.
Të rekomandoj që të fillosh konsumin e acidit folik si dhe të multivitaminave.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe. Une jam shtatzene 6 javeshe me shtatzanine e dyte. Kur isha shtatzene per here te pare kam patur shume te perziera aq sa nuk rrija dot ne makine se me perzihej, edhe shenja te tjera. Me kete shtatzani kam vetem fryrje gjoksi dhe ndonjehere pak dhimbje te lehta barku. Nuk e di pse skam perzierje. Jam e shqetesuar a eshte mire bebi meqe skam perzierje fare. Viziten e kam javes tjeter por jam ne merak. Me te degjuar e kam qe sa me shume shenja te kesh aq me mire eshte bebi. te lutem a eshte normale te mos kesh perzierje ne kete faze qe jam une, apo duhet te bej ndonje viztie sa me shpejt? Shume flm.