Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund te kurohen mikrokistet ne vezore?

Pershendetje. jam 20 vjece dhe para disa ditesh bera nje eko dhe gjinekologu me tha se kisha disa mikrokiste ne vezore. Para disa muajsh perseri jam vizituar dhe per shkak te crregullimeve te menstruacioneve mjeku me dha x 3 muaj utrogestan. tani i kam disi te rregullta por shqetesohem per mikrokistet pasi gjinekologu me theksoj se per to nuk mund te beja dot asgje, sps ishin te lindura. Ju faleminderit.

Joana Cani (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Joana

Trajtimi me estroprogestativ, duhet të vazhdoj deri në trajtimin/zhdukjen e plotë të kisteve. Ky është trajtimi medikamentoz. Nëse pas trajtimit deri në një vit mikrokistet nuk zhduken, rruga tjetër është trajtimi kirurgjikal me laparoskopi.

Gjithë të mirat.

Joana Cani (12 vite më parë)
Deri ne nje vit nenkupton qe cdo muaj duhen trajtuar me medikament ? Faleminderit.

/komuniteti