Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme pas lindjes

E nderuar doktoreshe, doja te pyesja ne lidhje me marredheniet seksuale pas lindjes, kam 2 muaj qe kam lindur dhe tani pas 2 muajve provova ta bej marredhenie, po me duket sikur me pengon dicka kur futet organi i mashkullit dhe kam dhimbje. Me duket sikur ne vendin e qepjes kam nje pengese qe pengon organin e mashkullit te penetroje. Kjo po me ben shume merak, kam frike mos me kane qepur me shume sec duhet, nuk di po jam bere merak? Te falenderoj shume.

Elda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Dhëmbja gjatë raportit seksual mund të ndodhë edhe kur qepja/suturimi i laçeracionit të jetë realizuar shumë mirë. Mundet që në buzët e laçeracionit, të jetë krijuar një cikatrisë apo kallus i fortë, i cili do të përthithet gradualisht dhe ngadalë. Ky mund të jetë shkaku i dhëmbjeve që ndjen gjatë raportit seksual. Në këto raste rekomandohet përdorimi i një xhelit inert, që ndihmon penetrimin e organit mashkullor në vaginë pa dhëmbje.

Nëqoftëse ankesa do të vazhdojë, atëherë drejtohu për ekzaminim tek mjeku gjinekolog që të ka realizuar suturimin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti