javë pas jave
Përshëndetje Drenusha
Shumë, shumë mirë që interesohesh dhe pyet se cilat janë analizat që duhet të bëjë një grua përpara se të konceptohet fëmija. Shumica dërmuese e çifteve nuk interesohen për shëndetin e tyre riprodhues përpara shtatzënisë dhe kur ajo ndodh, gjenden përpara të papriturave që shpesh përfundojnë në mënyrë shumë të hidhur.
Drenusha.
Të rekomandoj që të konstaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë këshillimin parakoncepsional. Kjo do të thotë që mjeku do të bëjë një vizitë gjinekologjike si dhe do të kërkoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime për të vlerësuar shëndetin tënd riprodhues. Paralelisht do të kërkoj që edhe bashkëshorti të bëj analizë të spermogramës. Nëse paraqitet ndonjë problem, atëherë ai do t’ju rekomandoj trajtim që shtatzënia të fillojë normali dhe të ketë ecuri normale sa më të mirë.
Uroj që gjithshka të jetë sa më mirë te ty dhe bashkëshorti që të gëzoni fëmijë të shëndetshëm.


Pershendetje,deshta te cilat analiza duhet te beje perpara se te mbes shtatzan pasi qe eshte shtazania e pare .Flm