Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet e mesit

E nderuar doktoresh kam nje pyetje ,jam ne javen e 23 te shtatzenise por kam dhimbje mesi diten rralle por me shum naten kur fle ne shpine ,dhimbje mesi kam pasur edhe para se me qene shtatzene nga koha kur e kam marr inekcioni per lindjen e pare me operacion dhimbje mesi kam pasur shume here po tash jam e brengosur a jan normal kam qen ne kontroll gati nje muaj ka qene gjithqka normale ju lutem me tregoni

Kaltrina Shehi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Dhimbjet që ankon, mendoj se janë pasojë e ngarkesës mbi shtyllën kurizore për shkak të shtatzënisë apo edhe të lodhjes nga jëta e përdotshme ku influencë kanë punët që kryen apo dhe mbatja e peshave. Mund të lehtësohesh nëse bën jetë më pak të lodhshme e pa ngarkesa fizike. Gjumin bëje në dyshek të fortë apo në krevat të shtruar me dërrasa dhe qëndrimi të jetë anash majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti