javë pas jave
Përshëndetje Manjola
Konsumi i qumështit të bletës në shtatzëni nuk paraqet ndonjë problem, vetëm se ai duhet konsumuar i kontrolluar. P.sh. Kur qumështi i bletës është i freskët, për të rriturit nuk duhet të kalohet sasia prej 1 gram ose 1000 mg. Konsumi më i mirë i qumështit të bletës, është kur sasia prej 1 gram përzihet me 100 gram mjaltë blete. Të rriturit duhet të konsumojnë një lugë kafeje në ditë dhe jo më shumë.
Kur qumështi i bletës është i tharë, për të rriturit dhe fëmijët nuk duhet të kalojë 1/3 e sasive koresponduese sa më sipër. Konsumi më i mirë i qumështit të tharë të bletës, është kur sasia vendoset nën gjuhë dhe tretet aty.
Këshillohet që pas konsumit 100 gram mjaltë të përzjerë me 1 gram qumësht blete, të mos përdoret për rreth 2 muaj. Pas kësaj periudhe, konsumi mund të rifillohet përsëri.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Jam 18 javeshe shtatzene, a mundem te konsumoj qumeshtin e bletes?