Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vlerat e hcg

Ju lutem me ktheni pergjigjje brenda mundsive se jam shume e merzitur..Z doktooresh.Jam ne javen e trete ose te katert sipas vlerave te hcgs.Problemi im eshte qe para 2 ditesh vlerat me dolen 2500,kurse sot pas 48 oresh me dolen 3500,ka ngjasa te jem ne nje shtatzani jashte mitre?ju lutem nje pergjigjje e juaja do me qetesonte.

Bela Bebibela (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bela

Vlerat e beta hCG tregojnë se shtatzënia është në javën e 5-të dhe te disa gra keto vlera tregojnë javën e 6-të të shtatzënisë. Nuk e kuptoj shqetësimin tënd, por shumë i rëndësishëm është fakti që vlera e hCG po rritet progresivisht dhe do të vazhdojë të rritet deri në funnd të javës së 12-të të shtatzënisë.

Në fund të javës së 5-të, të këshilloj të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar implantimin e vezës në mitër si dhe për të marrë nga ai disa këshilla që do të ndihmojnë në ecurinë sa më të mirë të shtatzënisë.

Mos harro të fillosh marrjen e acidit folik si dhe të multivitaminave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti