Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si mund te mbetem shtatzene?

Pershendetje jom rina dhe kam vendosur te mbes shtatzan jom duke provuar qe 4 muaj po nuk jam me than te perdori acid folic se te ndimon shumm po nuk jom e sigurt tu kisha lut mem ndimu si mund te mbes shtatzan me leht faliminderit shum per pergjigjjen

R-inna@live.com ….. (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rina

Mos konceptimi deri në një vit, nuk konsiderohet si problem infertiliteti i çiftit. Pasi kalon një vit nga tentativat për shtatzëni dhe ajo nuk ka ardhur, atëherë çifti duhet të drejtohet tek mjeku për një këshillim parakoncepsional.

Pavarësisht nga sa shkruajta më sipër, bëj një vizitë gjinekologjike dhe mjeku obstetër-gjinekolog mund të kërkojë të bësh edhe disa analiza dhe ekzaminime, të cilat do të vlerësojnë shëndetin riprodhues tëndin dhe një ekzaminim të spermogramës së bashkëshortit për të vlerësuar aftësinë e saj riprodhuese.

Acidi folik nuk është preparat që ndihmon në fillimin e shtatzënisë. Ai rekomandohet të fillohet atëhërë kur çifti tenton për shtatzëni, pasi është një mbrojtës shumë i mirë ndaj probleme të mundshme të tubit neural të bebit të ardhshëm. Konsumi i tij rekomandohet deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti