Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A është e rrezikuar kjo shtatzëni?

Pershendetje Dr. Une e kam vajzen 16 muajshe dhe periodat i kam patur me 17 shtator te fundit nuk kam bere asnje test apo kontrolle gjinekologjike akoma por kam shume frike mos kam ngel me barre se lindjen e pare e kam me operacion dhe me bije fiks te lind prape ne te njejten kohe me femijen e pare. A eshte e rrezikuar kjo shtatzeni?

Arjeta (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Arjeta,

Jo shtatzenia nuk rrezikohet nese ke lindur heren e kaluar me operacion. Nese tash e ke beben 16 muajshe dhe nese ke ngelur shtatzene, i bie qe te lindesh dy vjet pas lindjes se pare. Kjo eshte nje diference e mjaftueshme midis dy lindjeve me operacion, keshtu qe mos u merakos! Nderkohe fillo te marresh acid folik 400 mikrogram.

Duhet te jesh ne kontroll te gjinekologut per te pare se ne c'vend eshte ngjitur embrioni, sepse ka shume rendesi te merret vesh se mos ngjitja ka ndodhur me vendin ku eshte prere mitra (gjate lindjes me operacion).

/komuniteti