Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te udhetoj me avion?

Pershendetje dr.jam shtatezene ne javen e32 eshte shtatezania ime e pare.Desha te ju pyes se me 20mars i bej34+6dite dhe kemi nje oferte te udhetojme jashte shtetit per ne Turkey per vetem 6dite a me Lejohet mua me kete moshe te shtatezanise 35javeshe te udhetoj me avion ma Mund te kete rrezik per shendetin e bebit a mund te rrezikohet shendeti yn se diku rreth 55min eshte nga kosova per ne Turkey.Nuk dua te rrezikoj per nje qefe qe pastaj te pendohen.....

Ermira Mazreku (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Në përgjithësi udhëtimi me avion nuk është problem për shtatzënat dhe ecurinë e shtatzënisë. Meqë je në javët e fundit të shtatzënisë, pyet në shoqërinë me të cilin do kryesh udhëtimin nëse do të lëjojnë apo jo të udhëtosh. Presioni i ajrit të kabinës apo dhe rrezatimi që merret qoftë edhe në kontrollet kufitare, nuk është shqetësues për ecurinë e shtatzënisë. Nëse do të jepët leja për të udhëtuar edhe nga mjeku që të ndjek ecurinë e lidjes (i cili duhet të përjashtoj mundësinë e lindjes parakohe), gjatë udhëtimit konsumo lëngje pa gaz dhe pa kafeinë, mbaji këmbët shtrirë, mos mblidh këmbët nën vetë, bëj lëvizje të shpeshta në avion, vish çorape llastiku apo geta për të patur sa më shtrënguar këmbët.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti