Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje ijesh

Doktoresh, jam shtatzene ne javen e 33, kam dhembje ne ijen e majte, nuk po mundem me shkel ne toke, si te shkeli ne toke me therr  ija e me shkon dhimbja te poshte. Ju lutem me jepni nje pergjigje , eshte per shkak te shtatzenise apo ka diçka tjeter? a duhet me marr naj terapi a kam munges te ndonje vitamine , a eshte kaluse pas lindjes sepse jam bere shum marak

(12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ana

Mundet që ankesa të jetë e lidhur më dhimbjen ishiatike, e cila ndodh si rezultat i shtypjes që ushtron mitra dhe koka e bebit mbi nervat ishiatik.

Të rekomandoj që kur të qëndrosh shtrirë zgjidh një pozicion për të mos sforcuar vertebrat e shtyllës kurrizore. Mund të përdorësh edhe një jastëk për të rregulluar pozicionin e trupit. Borsat me ujë të ngrohtë mund ta ndihmojnë gjendjen, sepse shton qarkullimin e gjakut. Edhe konsumi i paracetamolit është i rekomanduar.

Megjithatë të rekomandoj që të konsultohesh edhe me një mjek neurolog, për të përjashtuar edhe ndonjë shkak tjetër të mundshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti