Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pozitat e gjumit

Menstruacioni i fundit 19.08.2011 sipas mjekut gjinekolog jam ne javen e 9 por sipas llogaritjes te bebaime.com java e 10, deshta edhe t`ju pyes a eshte problem te fle ne shpine apo ne bark a i bej ndonje dem bebes edhe sa javeshe shihet gjinia e bebit? Ju lutem ju pres per pergjigje.

Deshira (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dëshira

Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të funtit menstrual është data 19.08.2011, sot me datë 23.10.2011 shtatzënia është në javën e 9-të plus 1 ditë.

Gjatë shtatzënisë, rekomandohet që pozicioni shtrirë anash majtas, është pozicioni më i përshtatshëm. Por meqënëse shtatzënia është akoma e vogël, mund edhe të qëndrosh shtrirë si të ndihesh më mirë.

Gjinia e fëmijës mund të shihet më saktësisht rreth javë së 20-22 të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti