Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Listeria dhe analiza

Pershendetje dr, Sot lexova ne portalin beba ime per ushqimet te cilat Mund te jene te kontaminuara dhe kan bakterijen e listeria Une jam shtatzan ne javen e 14 dhe kam konsumuar disa nga ato ushqime Po simptomat qe u permendshin nuk i kam Por per me qen ma e qet ju lutem cilen analiz duhet Bere per te vertetuar a jam e prekur nga kjo bakterje . Ju falendeoj shume

Minushe Gashi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azemine

Gruaja shtatzënë duhet të ndiqet gjatë shtatzënisë me kulturë cervikale dhe koprokulturë për të identifikuar gjendjen si portator i listeria monocitogene. Nëse rezulton pozitiv, trajtimi me antibiotik duhet të bëhet dhe është i efekshëm. Mjaf e rëndësishme është edhe trajtimi për të parandaluar një transmetim vertikal nga nëna tek fëmija. Duhet të kesh kujdes dhe të evitosh produktet ushqimore të freskëta dhe jo të pasterizuara ose zarzavatet/jeshillëqet e ekspozuara kundrejt feçeve ose qumshtin e stallës të pa zjerrë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti