Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksion apo normale ne kete periudhe?

Mirmroma doktoresh ekam nje shqetesim jam ne javen e 33-t dhe posht ne vagin mkan dal si dy puqra te mbrendshme edhe vagina ime u be si ngjyr vjollce dhe kur ri ulur nuk me dhemb por kur qohem nga vendi me shtrengon...Un kam qen te doktori ai me ka shikuar vetem me ultreza dhe me tha beben eki mir po shkon kapak me loj tu posht tha ki me lind normal,a mundet me pa ai me ultreza qe nuk kam infeksion sepse un e pyta tha jo nuk ki infeksion e nuk me shikoj me dor...Une dua te di a eshte normale ky shtrengim kam her pas here jo nonstop ket dhimbje !! Nuk kam kruarje as er te keqe flm shumm

Sara Berisha (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Prania e infeksionit vaginal nuk vlerësohet me ekzaminim ekografik. Për të vlerësuar praninë e ndonjë infeksioni vaginal, të rekomandoj të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatet e analizës tregoja mjekut që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti