Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekreti i shtuar

Pershendetje Doktoresh.jam ne javen 34,jam me cerkllazh dhe regjim shtrati.para 3 jave kam perdorur meclon vag.pastaj bera strichot vaginale dhe cervikale me dolen mir po prap kam sekret pa kruaje mjeku me dha polygynax per 6dite,nga rrjedh ky sekret pasi strichot jan mire apo duhet te bej ndonje analiz tjeter,disi edhe mjeku se kuptonte pse.a jan te teperta keto preparate per bebin si dhe a i bejn dem?Falemnderit shume gjithe te mirat

Mire Mire (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mire

Nëse analiza e sekrecioneve vaginale ka rezultuar negative, pa probleme, tregon se shtimi i sekrecioneve vaginale nuk vjen si rezultat i ndonjë infeksioni vaginal por duhet menduar si rezultat i pranisë së setës së serklazhit. Gjithshtu edhe vetë shtatzënia është shkak për shtimin e sekrecioneve vaginale. Në këtë kuptim nuk është i nevojshëm trajtimi me preparate mjeksore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti