Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth analizave

Pershendetje doktoresh e nderuar desha te ju pyes rreth rezultatit te analizave dje bera urinen komplet dhe sendimentin ne urin me dolen proteinat ++ dhe sendimenti 20 me 50 ju lutem te me shpjegoni pak per qfar shkakue dalin keshtu proteinat qe nje koh te gjat pasi po tentoj per shtatzani por kot ju falminderit

Pranvera Veliu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Pranvera

Prania e proteinave në urinë, tregon se ka një problem të veshkave ose rrugëve urinare. Nëse edhe në analizën mikroskopike të sedimentit të urinës vihet re prania e një numri të shtuar leukocitet, eritrocotesh apo epitelet renale, tregon që problem është një infeksion i rrugëve urinare ose prania e një guri. Të rekomandoj që të kontaktosh një mjeku nefrolog, i cili do të bëjë edhe një ekzmaim ekogtrafik për të vlerësuar gjendjen e vijave urinare dhe të veshkave dhe do të të rekomandoj trajtimin e nevojshëm.

Unë të këshilloj që të mos tentosh të mbetesh shtatzënë pa mbaruar mjekimin e dhënë nga mjeku nefrolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti