Shtatzania pas abortit
Mistels Jansen
(12 vite më parë)
Përshëndetje
Meqënëse mungon dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual, duhet të të bësh një ekzaminim ekografik për të vlerësuar moshën e shtatzënisë. Edhe sikur gabimi të jetë me dy tre ditë, nuk përbën arsye për t’u shqetësuar.
Mund të jesh e zhgënjyer nga ndonjë mjek, por të këshilloj që të kontaktosh me pa tjetër një mjek obstetër-gjinekolog për të marrë prej tij këshillat dhe trajtimet e nevojshme, për të mos u përsëritur episodi i parë. Kjo është shumë e domosdoshme, sepse ai ka mundësinë dhe aftësinë të jetë në kontroll të ecurisë së shtatzënisë.
Gjithashtu të këshilloj që të fillosh marrjen e acidit folik si dhe multivitaminat.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktor! Isha shtatzane por 6jave e 5dite pesova abort spontaan.kjo ndodhi me 19dhjetor 2014 dhe pata gjakderdhje te pakte per rreth 2jave.kontakti i pare seksual pas abortit ka qene rreth 5,6,7janar,nuk jam e sigurt.pas abortit nuk kam patur me menstruacione,keshtu me 21shkurt bera nje test shtatzane dhe rezultoi pozitiv,3+,dmth me shume se 5jave shtatzane(maximumi qe tregon testi).ju lutem nese mund te me ndihmoni per lllogaritjen e javeve qe jam shtatzane,pasi nga frika e nje zhgenjimi te dyte une dhe bashkeshorti nuk duam te shikojme te doktori para javen se 12,ku shtatzania behet me e sigurt.ju faleminderit