javë pas jave
Përshëndetje
Për të lehtësuar ankesat që tregon nga hemorroidet, të rekomandoj: - konsumo ushqime me fibra, konsumo sa më shumë lëngje dhe mundohu të bësh aktivitet fizik. Në fletën shoqëruese në supostit që të kanë rekomanduar, duhet të jetë e shkruar edhe efekti i preparatit gjatë shtatzënisë.
Për të lehtësuar ankesën nga urthi, të rekomandoj: - shmang mbingarkesat me ushqim të rënda, ushqimin merre gjatë ditës në racione të vogla psh 6-7 ose më shumë në ditë, - shmang ushqimet që treten me vështërsi si të skuqurat, salcat, ushqimet e rënda, erëza apo ushqime me shumë kripë, lëngjet me gaz dhe kafeinë, - rregullo pozicionin shtrirë gjatë gjumit të natës, për të parandaluar rikthimin e ushqimit në ezofag. Gjysma e natës mund të kalohet me dy jastekë dhe gjysma tjetër me një jastëk, - rastet e vështira, për të ndihmuar tretjen mund të përdoren preparate që ndihmojnë sekretimin e tëmthit dhe të lëngut pankreatik, - mund të përdorësh edhe medikamente që zvogëlojnë sekretimin e lëngut të stomakut dhe reduktojnë djegien.
Në këtë periudhë të shtatzënisë të rekomandoj të marrësh hekur dhe multivitamina.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje Dr.Keta, jam shtatzene ne javen e 33, rrall her kam disa dhimbje ne fund barku dhe ne pjesen e vagines si te rrahura zemre se kuptoj se qfar jane, dhe ne mesin e vagines disa te therura te lehta.. kam edhe hemoroidet e brendeshme a eshte e lejume te perdor supozitor FAKTU a kan ndonje ndikim negativ tek beba? gjithashtu kam thartin shum te madhe e sidomos naten, prej thartines te madhe po me shkaktohen te vjellurat qafr me rekomandoni perveq kujdesit ne ushqim qe e beje shum shum me kujdes mirepo thartina eshte gjithmon prezente. Qe nga muaji i 3 i shtazanise mjeku gjinekolog me ka dhene te perdor aspirin 100 mg gravid dhe magnezion 300 me vitamin C mire po ka 1 muaj qe nuk po e perdor asnjeren, a ndikon ndonje gje negative per mos perdoirmin e ketyre barnave? Ju falemnderit pres nje pergjigje