Rrezikoj te kem toksoplasmen?
Dejza Sina
(12 vite më parë)
Përshëndetje Dejza
Shenjat e infeksionit të toxoplasmose, në shumicën e rasteve janë të lehta dhe jo të përcaktuara qartë. Shpesh mendohet për ndonjë gjendje gripale.
Shqetësimi yt mund të shprehet me shifra, ku afërsisht 1% e shtatzënave mund të infektohen për herë të parë me toxoplasmose. Për ta hequr këtë merrak, bëj analizë për toxoplasmose për IgG dhe IgM. IgG pozitiv tregon nëse e ke kaluar infeksionin dhe je e imunizuar dhe IgM pozitiv tregon se infeksioni është i pranishëm në organizëm.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe! Ne rradhe te pare ju falenderoj per disponibilietin tuaj ne dhenien e pergjigjeve. Shqetesimi im eshte ky: Jam ne javen e 36-te te shtatezanise dhe ne analizat e fundit rutine qe kam bere, vlerat kane dal te gjitha brenda normes. Une kam ngrene ndonje embelsire me krem, qe nuk e di si mund te kene qene vezet, kam ngrene sallatra ne restorant qe nuk e di si mund te jene lare... Ka ndonje rrezik? Te bej ndonje analize specifike? Ka simptoma infektimi nga toksoplasma? Me falni qe u zgjata dhe ju falenderoj paraprakisht!