Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhje ne javen e 8

Pershendetje zonja Mimoza. Jam ne javen e 9 te shtatzanis dhe dje isha tek mjekja kisha termin notmal ajo me shikoj ne Ultraschall dhe epa vetem nje pik te rrumbullaket dhe tha se mua ma qet se je ende ne javen e 7 nuk ka shum dallim prej terminit te kaluar qe epata para 1 muaji.. dhe kshtu me tha mir duket e une jam mir skam as nje peoblem.. Por mbasi jam kthy prej mjekes kur shkova ne wc pata gjakderdhje por ngjyr kafe dhe prej mbrem saher shkoj ne wc e njejta eshte.. sot shkova prap te mjekja ajo me kshyri prap ne Ultraschall dhe ajo pika qe ishte e rrumbullaket nuk ishte njeit sikur dje por pak si ma e ggjt por shum pak dhe ajo tha meduket se nuk eshte n rregull por tha po presim deri ne javen tjeter.. dhimbje kam ne fund tw barkut sikur mee vin mestracionet.. qfar mendoni ju per ket? Me falni se ndoshta e zgjata pak.. Ju faleminderit shummm

Xija 07 (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Ajo që tregon mund të jetë një rrezik për abort ose është një shtatzëni e ndërprerë. Pas një jave bëj përsëri një ekzmaminim tjetër me ekografi, pasi duhet të vlersohet nëse shtatzënia do të vazhdojë apo jo. Deri në ekzaminim e ri të rekomandoj të qëndrosh sa më shumë shtrirë, të evitosh qëndrimet e gjata në kambë, dhe ecjet e gjata dhe të lodhshme. Në rast se gjatë kësaj kohe sekrecionet hemorragjike do të vijnë duke u shtuar, menjëherë kontako mjeken.

Gjithë të mirat.

/komuniteti