Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A kam mbetur shtatzënë në ditët e evoluimit?

Pershendetje!


Menstruacionet e fundit i kam pasur rreth dates 3 dhe 4 prill/2011, dhe me date 5/5/2011 kam kryer testin b-hcg dhe me ka dale vlera prej 993.9. Doja te dinja rreth cfare date kam mbetur shtatzene dhe sa diteshe kam qene ne daten e kryerjes se testit, pra 5/5/2011? Ju pershendes perzemersisht, dhe u falenderoj per te gjitha pergjigjet tuaja te vyera.

Marsi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsi

Vlera e beta HCG-së që përshkruan, tregon për fillimin e një shtatzënie. Nëqoftëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit mënstrual është data 3 prill, me datë 5 maj shtatzënia është në javën 4 plus 5-së ditë. Nëqoftëse ciklin menstrual e ke patur 28-të ditor, fertilizimi ka ndodhur midis datave 16-18 prill, por mundet edhe 1-2 ditë para ose pas këtyre datave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti