javë pas jave
Përshëndetje Denisa
Gjatë shtatzënisë, ankthi është i lidhur me frikën për shëndetin e bebit, sidomos nga rezultati i një ekzaminimi që nuk paraqitet brënda normave mesatare. Por kjo nuk do të thotë asgjë. Ndikimi në paraqitjen e stresit është edhe mungesa e lëvizjeve të fëmijës për disa orë, data e përafërt e lindjes apo gjëra të tjera të parëndësishme që shkaktojë panik të vërtetë tek shtatzënat. Pagjumësia është një shprehje e këtyre fenomeneve, që paraqiten më shpesh gjatë natës.
Të rekomandoj të përdorësh; - qetësues të lehtë me bazë kamomili ose praparate të lehta psikotrope me bazë benzodiazepine, vetëm me rekomandimin e mjekut gjë e cila lejohet pas muajit të katërt të shtatzënisë, - të marsh frymë thellë si dhe të krijosh qetësi duke u kënaqur me fëmijën e ardhshëm, duke e përkëdhelur atë apo edhe duke i kënduar këngë të lehta, - ushqimet që konsumohen, duket të jenë të lehta dhe që treten pa vështërsi. Rekomandohet që të mos shkohet në shtrat menjëherë pas konsumit të ushqimit.
Në shtatëni normalisht zemra amtare rreh më shpesh. Mundet që shpeshtësie e rahjeve të lidhet edhe me gjendjen e ankthit. Besoj e duke dominuar ankthin do të rikthehet jeta e në normalitet.
Të uroj shtatzëni të mbarë.


Pershendetje jam ne javen e 20 te shtatezanise sime te pare, 27 vjec ,para shtazanie kam vuajtur shpesh nga krizat e panikut, keto ditet e fundit jam ndiere shume anxiose dhe ne rrahjet e zemres me duket sikur kam nje crregullim, nje rrahje me shume. te lutem doktoresh me jepni nje pergjigje pasi jam e shqetesuar eshte kjo e lidhur me ankthin, apo ndshta ndonje crregullim. Plotesoj se para shtatzanise kam bere dhe EKG e cila me ka rezultuar ne rregull.