Pesha e bebit dhe pozita e tij
Vali Aniik <3
(12 vite më parë)
Përshëndetje Vali
Në përgjigjen e djeshme të kam shkruajtur që të kontrollosh nivelin e sheqerit në gjak, esëll dhe dy orë pas buke. Kjo analizë do të të tregojë predispozicionin tënd për diabet gestacional (të shtatzënisë). Shtatzënat që kanë këtë diagnozë, zhvillojnë dhe lindin fëmijë me peshë të madhe dhe kanë shtesë trupore amtare.
Nëse vërtetohet diagnoza, mjeku endokrinolog do të japë trajtimin e nevojshëm që shtatzënia të ketë ecuri të mbarë deri në fund të saj. Nëse nuk rezulton me këtë diagnozë, duhet të qëndrosh nën mbikqyrje të rreptë mjeksore deri në term.
Afërsisht është periudha që bebi pozicionohet me kokë poshtë. Uroj që të mos ta ndrojë pozicionin cefalik deri në lindje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh shpresoj qe jeni mir desja te pyea per peshen e bebit jam ne javen e 30plus4 dhe isha dje ne kontroll dhe me tha mjekja se bebi peshon 1kg e 900gr dhe e ka poziten me kok teposht a esht gjithcka ne regull dhe me pyeti a esht ndokush diabetik ne familje se di pse ma beni ket pyetje jam ne merak per bebin flm nese me pergjigjeni gjith te mirat...me respekt Valdeta