Çrregullim hormonal
Valentina Nuhi
(12 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Vonesa menstruale nuk vjen si shkak i përdorimit të tabletave të cyclo progynova. Për ankesat që referon, drejtohu tek mjeku që të ka dhënë trajtimin për të bërë ekzaminim ekografik për të vlerësuar gjendjen e vezoreve dhe kavitetit uterin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Jam 22 vjeq e martuar qe 1 vit. Para 1 mujaji isha ne kontroll te gjenekologu, dhe me tha qe kam qrregullim hormonal. Me tha per perdor "cyclo progynova " ket muj kam vones te ciklit. Dhe ndihem shum e lodhur, nganjerher kam dhimbje ne fund te barkut ne anen e djatht. Dhe gjithashtu me eshte shtuar shum oreksi... A mundet te jet arsyja qe kam perdor tabletat qe me jan vonuar?