Analiza e urines
Ana Ana
(12 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Të rekomandoj të bësh urokulturë, për të vlerësuar shkakun e infeksionit dhe medikamentin me efikas.
Parametrat e analizës së gjakut janë pothuajse normal, por devijimi i formulës leukocitare tregon se mund të jetë i pranishëm një infeksioni që duhet mjekuar.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 21 dhe bera analizen e urines dhe gjakun komplet. Urina:te gjithe parametrat e tjere jane ne rregull pervec:eritrocite 1-2 per fushe,leukocite 8-10 per fushe,epitel -mjaft,mukoze-mukus mjaft. Gjaku:te gjithe parametrat e tjere jane ne rregull pervec: eritricite 4 ,hematokriti 35,hemoglobina 12,3.Neutrofile granulocite 77%.Limfocitet 19 %.Eozinofile 0%. Ju lutem mund te me thoni cfare do te thone keto parametra.A jane shqetesuese,pasi i perserita pas 2 javesh dhe me dolen po keshtu.Nuk kam shqetesime pervec se urinoj shpesh. Ju lutem me thoni nese jam per mjekim sepse nuk dua te me ndikoje ne shtatzanine time. Ju faleminderit per kohen dhe pergjigjet tuaja!