Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Stimulues per shtatzeni

doktoresh para 14 mujve kom pas abort n javen e 6te shtatzanis sod o dita e 3 e ciklit pata kontroll te gjinekologu um tha me perdor chymoral forte e tha nese ski sukses me met shtatzan kit muj mujin tjeter duhet me perdor stimulues per shtatzani a bon ti mem tregu qfar stimulus perdoren n kto raste

Malsor Melisa Masar (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Preparati që të ka rekomanduar mjeku është trajtim për infeksion (anti inflamator).

Në ditën e 14-të të ciklit, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Nëse folikuli nuk arrin madhësinë e nevojshme, atëherë duhet të përdorësh stimulues të ovulacionit. Stimuluesin ta rekomandon mjeku pas ekzaminimit, por më i preferuari është clomifen. Nëse folikuli është në madhësi normale dhe shtatënia nuk ndodh, bëj një vizitë gjinekologjike dhe disa ekzaminime të tjera që do të rekomandoj mjeku për të gjetur shkakun dhe trajtuar atë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti