Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha gjate shtatzenise

Pershendetje doktoresh, une jam.ne javen e 20 te shtatzanis dhe prej fillimit e deri tani kam shtuar ne peshe 8 kg. kam qene e dobet para shtatzanis, a esht normale kjo.ju faleminderit shume.

Megi Terziu (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Megi

Një shtesë prej 8 kg të peshës amtare deri në këtë periudhë të shtatzënisë, konsiderohet shumë e madhe. Të rekomandoj të kontrollosh konsumin ushqimor duke kufizuar sheqernat, bukën (karbohidratet) dhe yndyrnat shtazore. Në vend të tyre mund të konsumosh zarzavate dhe fruta. Mesatarisht shtatzënat shtojnë në peshë nga 10-të deri në 15-të kg, por kjo varet nga pesha trupore e gruas (indeksi i masës trupore). Duhet të dish se edhe kur shtatzëna shton në peshë edhe deri në 18-20 kg, nuk përbën shqetësim nëse shtimi në peshë nuk është i shqëruar me komplikacione apo problem shëndetsore.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti