Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave

Pershendetje,a mund te me sqarosh rezultatet e analizave. Eritrocitet 3.53, hemoglobina 115, leukocitet 6.4, mcv 85.4, mch32.6, mchc 382, hematokriti 30, trombocitet 197, glukoza 4.2 dhe analiza e urines mka dal me shume bakterie.Jam e merakasour rreth ketyre rezultateve

Edona Edona (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Edona

Duke u bazuar në vlerat e eritrociteve dhe hamatokritit, dyshohet për anemi të formës së lehtë e cila trajtohet me hekur. Vlerat e tjera janë normale.

Bakteriet në urinë tregojnë për prani të një infeksioni urinar, për të cilin të rekomandoj të bësh urokulturë. Nga rezultatet do të gjendet shkaktari dhe antibiograma do të tregoj preparatin më efikas për trajtim.

Gjithë të mirat.

/komuniteti