Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta perpara

Pershendetje doktoresh te faleminderit per pergjigjet e deritashme. deshta te pyes ne lidhje me placenten un jam ne javen e 30 dhe ne kontrollen e fundit mjekja me tha placenten e ke te vendosur perpara. cfar mendoni ju qe nese nuk ngritet placenta deri ne ditet e lindjes a esht me mir te lindi normal apo me operacion,cila esht menyra me e miore per mua dhe beben time,dhe nese deri ne fund jam ne kte gjendje a duhet te pres te me fillojn dhimbjet dhe pastaj te shtrohem ne spital dhe a do te filloj hapja ne ket gjendje apo duhet mjekja te me caktoj lindjen.kohen e fundit kam nje stres se edhe ktu kam lexuar pervoja shum te veshtira lidhje me ket gjendje.nese keni mundesi te me pergjigjeni pyetjes se cfar te vendos lidhje me lindjen ,cila dot jet me e mira? ju faleminderit

Eni Eni (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Enuara

Nëse placenta është e vendosur përpara kokës së bebit dhe mbulon hyrjen e brëndshme të kanalit cervical, duhet që gjatë periudhës deri në lindje të bëhet ndjekje e kujdesshme e shtatzënisë për t’u ruajtur nga fillimi i një hemorragjie të mudhshme, e cila do të jetë e vështirë për t’u menaxhuar. Lindja në rastet e tilla përfundon me operacion cesarian të planifikuar, pa pritur të fillojnë dhimbjet e lindjes.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti