Java 40+3
Ela Ela
(12 vite më parë)
Përshëndetje Valentina
Është normale hapja deri në një centimetër përpara kontraksioneve. Hapja e mëtejshme e qafës së mitrës, ndodh me fillimin e kontraksioneve uterine. Nëse bëbi është normal në peshë dhe diametrat e tij kanë përputhje me madhësinë e baçinit, lindja me rrugë natyrore do të jetë e lehtë. Kjo gjendje mund të zgjasë edhe deri në fund të javës së 42-të.
Gjatë kësaj periudhe, duhet barë ekografi obstetrikale sipas kërkesave të mjekut, karditokografi dhe nëse është e nevojshme monitorimi i shtatzënisë deri në fund të lindjes, urokulturës për të përjashtuar mundësinë e pranisë së bakterieve patogjene.
Të uroj lindje të lehtë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje dr Mimoza Jame ne javen 40+3 , dje isha ne kontroll mjeku me tha qe gjendjen e kam mire , mendoj me bo lindje normale , por po frikohem mos nuk po hapem me kohe , pyetja ime eshte : A eshte pake qe jom hap vetem nje gisht deri ne javen e 40 dhe e dyta a mundet me qen problem qe nuk kom pas mardhenje gjate periudhes se shtatzanise , nuk e kemi ndi veten te sigurt , ecje kom bo te her pas hershme por jo shume , jam shume ne merak mos po kom problem per lindje, si me vepru doktoresh qe ta kem nje lindje jo shume te veshtire .