Infeksionet ne shtatzeni
Selda Elda
(12 vite më parë)
Përshëndetje Selda
Me sa përshkruan, dyshoj për prani të kandidozës. Të rekomadnoj që të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale. Mykograma do të tregoj antimykotikët më efikas. Mjeku do zgjedhë një prej tyre.
Ky trajtim bëhet në formë sulmi me doza të mëdha antimykotiku dhe pastaj vazhdohet trajtim çdo muaj për tre ditë me doza minimale. Trajtimi zgjat tre muaj rrjesht. E rekomanduar është që edhe bashkëshorti të marrë trajtim lokal ose oral, pasi ai mund të jetë portator pa shenja. Gjatë trajtimit të sulmit, nuk rekomandohen raportet seksuale.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, doktoresh! Sapo kam hyr ne javen e 23, shqetesimi im ka te beje me infeksionet, jam kuruar disa her prej tyre po qe me rishfaqen serish si infeksioni urinar dhe problemet me sekrecionet e bardha, per kte te fundit jam mjekuar per mykun. Ndjej sikur te kem enjtje te buzeve te vogla te vagines, dhe me djeg kur urinoj, e me jep dhe kruarje, cfar duhet te bej? Me ndodh qe te normalizohet gjendja dhe vete pasi ka raste qe nuk zgjat shum. A mundet qe ky infeksion ti transmetohet bashkshortit, dhe un ta rimarr ate nga burri mbas kurimit? Mos esht me mire te perdoret prezervativ? Me falni qe jam zgjatur shum. Ju uroj t'ia kaloni sa me mire.