Pse ndodh moszhvillimi i fetusit?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Mira
Shkaqet e aborteve janë të ndryshme. Me sa shkruan, janë analizuar vetëm faktorët infektiv. Por shkak për abort janë edhe difektet gjenetike, faktorët hormonal, patologjitë e ndryshme sistemike, faktorët imunologjik dhe 50% janë shkaqe të panjohura.
Kështu që përpara se të tentosh shtatzëninë e re, kërkoji mjekut të vlerësoj edhe këta faktorë për të gjetur një shkak të mundshëm dhe për të trajtuar atë. Gjithashtu nuk duhet harruar edhe analiza e spermogramës.
Gjithë të mirat.


Pershendetje doktoreshe para nje jaave bera abort pasi embrioni ishte zhvilluar deri ne javen e 9 me pas nuk ishte zhvilluar me. un shkova ne javen e 13 per te beer viziten dhe mjeku me tha qe shtatezania eshte nderprere.mirpo nuk kisha hemoragji dhe as nje shenje pasi ky ehste aborti 2 .heren e pare bera abort spontan se embrioni ishte i pazhvilluar dhe doli kesaj here nuk ndolli ashtu. i kam bere te gjitha analizat te gjakut urines s ekrecinet vaginale,torch,antikorpet kundrejt uroplazmoses dhe mykoplasmozes dhe me kane dale te gjitha mire.pse ndodh ky moszhvillim i fetusit. mos ndoshta kam une ndonje problem