Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Bakteria enterococcus

Pershendetje Doktoresh, Jam shtatzane ne muajin e 6 , sot kam marr rezultatin e urinokultures dhe sipas rezultateve ne urin ekzsiton bakteria Enterococcus , nr i bakterieve ne 0.1 ml urin : > 130.000 Kerkoj nga ju te me jepni keshilla qka duhet te perdor,dhe a paraqet rrezik per bebin, pasi qe kam edhe problemin tjeter qafen e mitres e kam te shkurter. Paraprakisht ju falminderohem per keshillat tuaja.

Florentina Sinanaj (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Florentina

Prania e enterokokut, tregon se është i pranishëm një infeksion urinar. Antibiograma tregon antibiotikët më efikas që duhet të përdoren. Mjeku që ndjek shtatzëninë e lexon antibiogramën dhe përshkruan antibiotikun që të përshtatet.

Mos hezito për ta marrë trajtimin 7-10 ditë deri në zhdukjën e plotë të infeksionit, pasi infeksionet urinare rritin rrezikun për lindje parakohe gjë e cila është e predispozuar te ty sepse ke edhe qafën e mitrës së shkurtuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti