javë pas jave
Përshëndetje Rona
Të dy preparate që ke marrë, nuk shërojnë kandidozën gjatë shtatzënisë. Të rekomandoj të bësh një kulturë të sekrecioneve vaginale, ku mykograma do të tregoj llojin e antibiotikut që do të jetë më efikas për ty. Nga preparatet më të mira që përdoren kundra mykut për gratë shtatzëna, më të rekomanduar janë ovulat ovocan. Këto janë ovula të bashkëngjitura me 6-të kapsula. Ovulat përdoren intravaginal një çdo darkë, ndërsa kapsulat merren nga goja një çdo darkë. Mos përdor për shplarje ujë kamomili. Lavanda më e mirë për shplarje të jashtëme të organeve intime femërore është A-derma, më pH 8.5, e cila rekomandohet për shplarjen e organeve gjenitale para se të përdoret ovula ovocan.
Të uroj shërim të shpjetë dhe shtatzëni të mbarë.


Pershendetje dr,, jam ne javen e 24 te shtatzanise para 1 muaje me eshte shfaqur ne strisho vaginale kandida, dr ime me ka qit vainalete. canesten , 3 net mirpo nuk mu sherua, pastaj pas 10 dite te ktyre vaginaleteve me qiti crem mykostop me fut mbrenda me shiring 3 net ,, mirpo qe kaluan 2 ose 3 jav un apet po kam problem me kanditen dmth po kam sekrecion te verdh me er te tharbet , qfar te bej tani dr qaj kamomil, brusnica zakonisht pi cdo dit,, jam merzit me nga ky sekrecion kruarje nuk kam ,, arsyeja pse e kam ber strishon vaginale dhe cervikale ka qen sekrecioni i shtuar me ngjyr te verdh dhe er te tharbet.....qfar me keshilloni ju ,, ju faleminderit per mirkuptim .