Kur e kam kohen e lindjes?
Lindita Imeri
(12 vite më parë)
Përshëndetje Lindita
Duke u nisur nga dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit menstruale, shtatzënia sot me datë 12 mars 2014 është javën e 35-të plus 4 ditë dhe lindja mund të ndodhë rreth datës 10-12 prill. Në fund të javës së 32-të të shtatzënisë, bebi mesatarisht duhet të peshojë rreth 1800 gram. Nëse pesha e tij në këtë javë ka qënë 2200 gram, do të thotë se ka qënë mbi peshë. Nisur nga kjo situatë të rekomandoj të bësh një matje të sheqerit në gjak esëll dhe dy orë pas buke, për të përjashtur mundësinë e një biabeti gestacional.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktorresh un ciklin e fundit e kisha me 07.07.2013 dhe mejku me ka llogarit se data e lindjes asht me 25 prill qka mendoni ju a asht kjo llogaritje e sakt pasi mu me duket qe nuk asht e sakt , dhe kur e pyeta se pse jo me 7 prill um tha se ki mbet shtatzan 2 jav me von , mirpo ajo qka me qiti ne dyshim asht se ne terminin e kaluar un isha 32 jav dhe mjeku me tha beba peshon me shum sesa i kam javet dmth peshonte 2 kg e 200 gram e duhej te peshonte 1 kg e 700 gram kjo asht arsyeja se pse po dyshoj ne llogaritjen e javeve te mija , ju faleminderit shuuum per pergjigjet e juaja