Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pas kontrollit te pare

Doktoreshe pershendetje. une sot bere nje kontroll te gjinekollogu. per momentin jam jashte dhe u detyrova te shkoj ketej per te pare ecurine. doktori me nxori qe jam 5 javeshe e 5 dite . ciklin e fundit e kam pasur me 28 janar. por duke bere llogaritjet them se duhet te jem 5 jave e 1 dite . se kam qene ne ditet e ciklit . gjithsesi mua me beri eko vaginale nga poshte,dhe me tha qe akoma nuk eshte i zhvilluar qe te shoh . thjesht dallohej qe kishte filluar te krijohej dhe me tha qe mbas 2 javesh te shkoj . ne baze te javeve qe jam a nuk duhet te ishte zhvilluar qe doktori te me thonte ? gjithashtu me beri nje kontroll me gisht nga poshte dhe me shtypte fundin e barkut kjo me trembi pak.a eshte problem kjo gje? me dha dhe nje liste per te bere analiza.sic jane toxoplasma IgG IgM, Cytomegalovirus IgG IgM, rubeole IgG IgM, hepatite B surface Ag, Hepatite C Ac, hiv Ag plus Ac, HCG <20 sem.progesterone. a mendon se duhet te shtoj edhe ndonje analize tjeter nqs po a mund te me thoni tjeter se cfare analize eshte e nevojshme te bej ne kete faze qe jam. se para ca kohesh para se te ngelja kam pas probleme veshkash anemi te theksuar edhe pse une jam kuruar para se te ngelja. me falni shume doktoreshe qe e zgjata kaq shume. por kam shume nevoje per pergjigjen tuaj se edhe shume nuk di te merrem vesht ketej. shume faleminderit se ju doktoreshe po na ndihmoni shume.

Ina ..... (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ina

Duke marrë në konsideratë ditën e parë të menstruacioneve të fundit, sot me datë 12 mars 2014, shtatënia është në javën e 6-të plus një ditë. Për të vlerësuar plotësisht rrahjet e zemrës fetale, kontakto mjekun ashtu si të ka porositur për të ribërë ekzaminimim ekografik në javën e 7-të.

Vizita gjinekologjike që të ka bërë në këtë moshë të shtatzënisë, bëhet për të vlerësuar gjendjen e qafës së mitrës dhe nuk paraqet probleme për ecurinë e saj.

Mjeku të ka dhënë të bësh analizat e nevojshme për të patur një ecuri të mbarë të shtatzënisë. Bëji të gjitha këto dhe të rekomandoj që të bësh edhe elektroforezën e hemoglobinës tënden (për të vlerësuar gjendjen e anemisë së trashëguar) dhe të bashkëshortit. Mjaft e rëndësishme është edhe urokultura dhe provat funksionale të veshkave për të vlerësuar gjendjen e traktit urinar.

Mos harro të marrësh acid folik dhe multivitaminat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ina ..... (12 vite më parë)
Shume flm doktoreshe.Vitaminat jam duke i marr qe kane edhe acidin folik brenda

/komuniteti