Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Levizjet e shpeshta te bebit

Pershendetje doktoresh.jam ne javen e 21 te shtatzanis.ka 2 dit qe bebi leviz shum shpesh.a duhet te shqetesohem apo eshte dicka normale.ju falenderoj dhe ju uroj gjithe te mirat.

Ola Rexhepi (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Mund t’ju them se është e nevojshme të monitorohen këto lëvizje. Për të vlerësuar numrin e lëvizjeve, rekomandohet që për një javë rresht në të njëjtin interval kohe, të matet numri i lëvizjeve fetale. Këto të dhëna tregojani gjinekologut që ndjek shtatzëninë tuaj. Me këto të dhëna si dhe me disa ekzaminime të tjera, mjeku do të vlersojë mirëqënien fetale. 

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Meritaaa (11 vite më parë)
Pershendetje e nderuara gjinekologe, Jam ne javen e 30 te dhtatezanise, ka nje jav qe i ndjej levizjet shum me te shpesha dhe me te fuqishme, eshte kjo gjendje normale a po jo? Falemnderit

/komuniteti