Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te vjellat pas muajit te 3

Pershendetje doktorreshe ju uroj dite te mbare desha te bej nje pyetje une tashme jam ne javen 13 pi bie ne fiilimin e muajit te 4.desha te di une deri me tani as nje here nuk kam pas te vjella mirpo dje ishte fillimi i javes se 14 dje me erdhi per te vjell dhe vjella pak po jo shum desha te di a eshte normale qe edhe mbas 3 muajsh me pas te vjella a jo perveq dje nje here nuk kam pas ma apo ndoshta e pata edhe prej ushqimit ka mundu diqka ju pershendes gjitha tmirat

Blerina Rafuna (12 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerina

Disa shtatzëna nuk kanë të vjella në tremujorin e parë të shtatzënisë. Shqetësimi që shkruan mund të lidhet me ndonjë shkak ushqimor. Në rast se të përsëritet e njëjta dhe si shkak nuk është ai ushqimor, drejtohu tek mjeku që të ndjek shtatzëninë për të matur tensionin arterial, i cili mund të jetë një shkak i mundshëm për të vjellat.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti